Lorna Luft diagnostikohet me tumor në tru

Mediale Vip

Lorna Luft diagnostikohet me tumor në tru

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:23
Lorna Luft

Lorna Luft, vajza e aktores amerikane Judy Garland, është diagnostikuar me një tumor të trurit pasi u rrëzua pas një shfaqjeje në Londër.

Këngëtarja 65-vjeçare kishte harruar tekstin, përpara se ajo të binte në skenë, të premten mbrëma.

Ajo u dërgua në spital nga bashkëshorti i saj, Colin Freeman.

Luft ishte e diagnostikuar edhe me kancer të gjirit, me të cilin ajo po lufton për më shumë se gjashtë vjet.

Pas pranimit në spital, artistja u diagnostikua edhe me një tumor në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat