Vjen “Tradhëtia” nga Antoni

Mediale Vip

Vjen “Tradhëtia” nga Antoni

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 mars 2018 Në ora: 13:45
Antonio

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që futen në këtë treg të ngjeshur . Një artist i ri që premton shumë në industrinë e muzikës është Antonio. Antonio sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Tradhëtia ” këngë kjo që vjen e vizualizuar me videoklip.

Ky projekt është punuar në mënyrë shumë profesionale dhe Antonio e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të arrijë suksese. Shumë prej artistëve tanë edhe pse emra të rinj janë pritur mirë nga publiku, Antonio është një emër që premton të ngritet shpejt në skenë.

Kënga e re nga këngëtari në fjalë mban titullin “Tradhëtia” këngë kjo që menjëherë pas lansimit në kanalin më të madh shqiptar në YouTube (Arkiva Shqip) kanal ky me mbi 2 milion subscribers ka arritur të ketë prapa vetes shifra të larta klikimesh dhe shumë komente me nota pozitive./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat