Ledri Vula përlotet në emision, çfarë e preku reperin kaq shumë?

Mediale Vip

Ledri Vula përlotet në emision, çfarë e preku reperin kaq shumë?

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:43
Ledri Vula

Gjithnjë e kemi parë në rolin e djalit të fortë dhe asnjëherë s’e kemi parë një Ledri Vula të emocionuar.

Por të shtunën që po na pret, ai do të jetë i ftuar në emisionin e Arbana Osmanit,“Dua të të bëj të lumtur”, në Top Channel për të surprizuar dikë.

Reperi pritet të jetë në emision si surprizë për një nënë që e ka humbur vajzën e saj nga kanceri.

Por përvec Xheraldina Rexhepit, dizajneres së njohur kosovare, do të jetë edhe Ledri ai që përlotet në studio.

Në vitin 2016 vajza e Xheraldinës e quajtur Rebeka Rexhepi u bë e njohur pasi e ëma e saj bëri të pamundurën që ajo të mposhte luftën me kancerin. Rebeka fatkeqësisht nuk ia doli, dhe u nda nga kjo jetë.

“Kur e kemi bërë këngën Beautiful na është kujtuar Rebeka dhe na kanë shkuar lotët edhe mua edhe Florit”, është fraza pas së cilës Ledri Vula shpërthen në lot gjatë emisionit, përderisa Xheraldina i qëndron pranë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat