Kaqusha Thaqi – modelja që synon “Super Sfidën” shqiptare

Mediale Vip

Kaqusha Thaqi – modelja që synon “Super Sfidën” shqiptare

Nga: Sevdail Hyseni Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:02
Kaqusha Thaqi

Modelja elegante, simpatike, plot sharm dhe bukuri, nga Rahoveci i Kosovës, Kaqusha Thaqi, ftohet të marrë pjesë në Show-in më të madh shqiptar, në “Super Sfidën” me moderatorin Enis Ujkani.

Në këtë Showë të paparë televiziv, në të cilin marrin pjesë artistë eminentë shqiptarë, Kaqusha Thaqi, shkon për të reflektuar përvojën e saj të arrirë nëpër emisionet "Star Face"(Fytyra yjesh), pastaj në konkursin e bukurisë ndërkombëtare te Kompania Marttini Projects nga Brukseli, e cila jo vetëm që zgjidhet Miss Fotozhenia "Fytyra më e bukur", por fitoi edhe besimin e saj, të bëhet një mundësi e mirë, e avancimit drejt pasarelave më prestigjioze të botës.

“Rrushi” i Rahovecit, Kaqusha Thaqi, që shumëkush  ka dëshirë ta quaj me shkurtesën simbolike Kaqa, është shumë aktive si foto-modele, jo vetëm nëpër projekte televizive, por edhe nëpër mediet e shkruara e elektronike, pa përjashtuar edhe  rrjetin social të facebook-ut.

Pjesëmarrja e Kaqushës në Show-in e madh televiziv “Super Sfida Shqiptare”, këtë të diele edhe më shumë i hap rrugë kësaj modeliste, në promovimin e vlerave të saj të bukurisë, shkathtësisë dhe inteligjencës, përmes të cilave ajo po ecën sigurt drejt një përparimi më të madh në fushën e Showbizit-shqiptar e ndërkombëtar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat