Pas 7 vitesh si emigrante, reperes së famshme më në fund i hapet drita jeshile

Mediale Vip

Pas 7 vitesh si emigrante, reperes së famshme më në fund i hapet drita jeshile

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:14
Iggy Azalea

Iggy Azalea më në fund ka marrë vizën për të qëndruar ligjërisht në Shtetet e Bashkuara pas 7 vitesh si emigrante.

Edhe pse është një ndër artistet më të famshme në industrinë e muzikës, ajo është futur në listën e pritjes si shumë shtetas të tjerë që kanë aplikuar për një ‘green card’.

Iggy u largua nga Australia e vetme në moshën 16-vjeçare për të realizaur ëndrrën e të qenit reperja më e famshme femër. Rrugëtimi i saj në botën e muzikës dhe e vetme në një tjetër kontinent nuk ishte aspak i lehtë për të.

Momentalisht Iggy ka marrë një periudhë pushimi nga muzika duke u përqëndruar tek jeta personale dhe ky lajm i mirë bëri që të gjitha sakrificat e saj të vlejnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat