‘Kahraman’ në pritje të një djali, aktori zbulon emrin e veçantë për të

Mediale Vip

‘Kahraman’ në pritje të një djali, aktori zbulon emrin e veçantë për të

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:21
Ozcan Deniz

Aktori turk Ozcan Deniz i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të ‘Kahraman’ në serialin “Një pjesë e imja”, prej vitesh po jeton një romancë të bukur me partneren e tij Feyza Aktan.

Para pak kohësh mediat turke raportuan se partnerja e tij ishte shtatzëne dhe pret të sjellë në jetë një djalë. Deri para pak kohësh nuk dihej emri që çifti kanë zgjedhur për djalin e tyre. Por së fundmi, ‘Kahraman’ në një deklaratë ka zbuluar se djali i tyre do të mbajë emrin Kuzey.

Dyshja janë martuar në 8 mars ndërsa ceremoninë kanë vendosur ta zhvillojnë në muajin qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat