Këngëtarja shqiptare sapo i bëri të lumtur të gjithë fansat e saj

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare sapo i bëri të lumtur të gjithë fansat e saj

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:29
Vesa Luma

Ka disa kohë që këngëtarja Vesa Luma së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta e djalin, Liam, kanë nisur një jetë të re në një kontinent shumë larg Shqipërisë.

Familja tashmë jeton në Zelandën e Re. Por për një artist, aspekti privat i jetës është vetëm njëra anë e medaljes. Karriera, projektet janë po kaq të rëndësishme për të kompletuar figurën në tërësi.

Edhe për Vesa Lumën, fakti që është larg rrënjëve të saj, nuk është bërë pengesë që ajo t’i jap zë muzikës edhe në një tokë të huaj. Ajo ka postuar në “Instastorie” një video në të cilën shfaqet një studio muzikore regjistrimi.

Kjo i ka bërë të gjithë fansat e muzikës së saj, të besojnë se këngëtarja e dashur për ta është duke punuar rreth një hiti të ri.

Vesa Luma nuk ka treguar detaje të tjera rreth këtij projekti, ama ne jemi të sigurt që sërish do të dijë të qëllojë në shenjë, më këngë super të suksesshme siç vetëm një artiste si ajo di të realizojë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat