Rrjeti social Snapchat sulmon Rihannën, këngëtarja reagon kështu…

Mediale Vip

Rrjeti social Snapchat sulmon Rihannën, këngëtarja reagon kështu…

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:30
Rihanna

Një nga sherret më të ashpra midis çifteve të famshme në vitin 2009, është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për divën e muzikës Rihanna dhe reperin Chris Brown. Sherri mes dy këngëtarëve është bërë objekt i një reklame në rrjetin social “Snapchat”.

Në reklamën e publikuar nga ky rrjet social shkruahej: “Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?”. Sigurisht që kjo reklamë nga ngjallur debate të shumta.

Vetë këngëtarja Rihanna e ka sulmuar këtë rrjet social dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në “Instastorie”: “Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë po përpiqem të kuptoj se çfarë është kjo rrëmujë. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për diçka që do prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta. Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale sepse nuk kam shumë të tilla, por për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima në të kaluarën dhe për gjithë ata që mund të përjetojnë diçka të tillë”.

Kritikuesit si dhe Rihanna mendojnë se nëpërmjet kësaj reklame, “Snapchat” nxit dhunën në familje.

Reagimi i fansave por edhe i Rihannës ka bërë që drejtuesit e rrjetit social të fshinë reklamën por edhe të kërkojnë ndjesë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat