“Të premtoj se do të jem aty për ty”, Rezarta Shkurta dedikim prekës për bashkëshortin

Mediale Vip

“Të premtoj se do të jem aty për ty”, Rezarta Shkurta dedikim prekës për bashkëshortin

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:38
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Ditën e sotme Rezarta Shkurta e ka nisur me një dedikim shumë emocionues për bashkëshortin e saj Ermal Hoxhën, i cili vuan dënimin për trafik droge.

Por pavarësisht largësisë dhe ndarjes prej një kohe të gjatë, këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur nuk harron ta kujtojë në çdo moment bashkëshortin e saj apo dhe familjarët e tij.

Rezarta ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të Ermalit me vajzën, Herën, dhe e ka shoqëruar më një mesazh prekës që vjen si një falënderim dhe premtim për të qenë gjithmonë pranë tij.

“Mjafton të shoh sytë e tij për të kuptuar se jam femra më me fat në botë, mjafton të shoh sytë e saj për të falënderuar në këtë botë e në tjetrën që më dhurove këtë bekim. Zoti më ka dashur shumë që të solli te unë, dhe të premtoj se do të jem aty për çdo të mirë e në të keqe, për të kapërcyer bashkë çdo gjë”, shkruan Rezarta krahas fotos ku Ermali mban në krahë Herën bukuroshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat