Samanta Karavella i nxjerr bojën Skivit: ‘Më ka ngacmuar gjatë punës’

Mediale Vip

Samanta Karavella i nxjerr bojën Skivit: ‘Më ka ngacmuar gjatë punës’

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:14
Samanta Karavella dhe Skivi

Disa vite më parë, këngëtarja Samanta Karavella ka bashkëpunuar me reperin e Baba Stars Skivi për këngën me titull “SS”.

Por mesa duket jo gjithçka ka qenë profesionale në prapaskenë, pasi siç rrëfeu Samanta së fundmi, Skivi nuk ka ngurruar ta ngacmojë.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Samanta është pyetur nëse e ka ngacmuar ndonjë mashkul gjatë punës dhe e pyetur në veçanti për Skivin, këngëtarja është përgjigjur duke qeshur: “Disi!”

Kujtojmë se në klipin e këngës “SS”, Samanta dhe Skivi u panë shumë të afërt, e madje u përfol se mes tyre mund të kishte diçka më shumë.

Megjithatë, këto mbetën thjesht thashetheme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat