Pas Mustafa Nanos, Ilda Bejleri merr një kritikë publike nga i vëllai

Mediale Vip

Pas Mustafa Nanos, Ilda Bejleri merr një kritikë publike nga i vëllai

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:52
Ilda Bejleri dhe vëllau

Moderatorja Ilda Bejleri është një nga femrat më tërheqëse, por për të nuk mungojnë thuajse asnjëherë kritikat.

Më të fundit ishin ato të  Mustafa Nanos, i cili i tërhoqi vëmendje publikisht pëveshjen dhe pamjen e saj provokuese. Pavarësisht këtyre zërave, Ilda ka sjellë në pallatin e kongreseve një event të rëndësishëm kulturur, 'Kthimi i dallëndysheve' , pjesë e së cilës ishte dhe vëllai i saj balerin. 

Bledi Bejleri, i cili është një balerin i njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë në një intervistë për “Jo vetëm modë”,  ka folur mbi komentet dhe kritikat që merr Ilda. 
“Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton, por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarësisht futbollit, Ildës i pëlqen shumë baleti. Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht”, u shpreh Bledi Bejleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat