Bebe Rexha dhuron perfomancë fantastike në Brazil

Mediale Vip

Bebe Rexha dhuron perfomancë fantastike në Brazil

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:22
Bebe Rexha

Bebe Rexha konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me paraqitjet anembanë globit duke performuar para fansave besnik të saj.

Ajo së fundi ka qenë në qytetin e shtetit brazilian Sau Paulo, ku ka kënduar disa kënga para mijërave tifozëve.

“Witness tour”, titullohet turne që ka ndërmarrë bukuroshja jonë, i cili do të shtrihet edhe në shtetet e mëdha evropiane.

“Një tjetër shfaqje e pabesueshme. Të falënderoj aq shumë Sao Paulo!”, ka shkruar ndër të tjera Rexha në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një video prej atmosferës që ka mbretëruar në koncert.

 

Another incredible show thank you so much São Paulo!!! #witnesstour #MeantToBe

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Këngëtarja që në realitet quhet Bleta Rexha, do të vazhdojë turneun edhe për disa ditë në shtetet amerikano-latine.

Ndryshe, 28-vjeçarja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat