Gjiko tregohet xheloz, këtë gjë ia ka ndaluar Elitës

Mediale Vip

Gjiko tregohet xheloz, këtë gjë ia ka ndaluar Elitës

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:31
Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë çift shumë i dashur për publikun.

Mbrëmë, Elita dhe Gjiko ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku shpalosën detaje nga lidhja e tyre.

Për të treguar se Gjiko është xheloz, Elita ka rrëfyer se çfarë i ndodhi kur e ftoi atë në një vend ku kërcehej “bachata”.

Pasi që reperi nuk e dinte këtë lloj vallëzimi, moderatorja kishte vallëzuar me një mashkull tjetër aty,  e kjo gjë e kishte bërë xheloz reperin.

Gjiko ia ka ndaluar “bachatën” Elitës, e për këtë gjë reperi tha se është pajtuar edhe babai i moderatores, i cili i kishte thënë “Ku ishe më herët more djalë?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat