Aktorja më e bukur në botë përballë plakjes: I di të metat e mia!

Mediale Vip

Aktorja më e bukur në botë përballë plakjes: I di të metat e mia!

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:51
Angelina Jolie

Aktorja e konsideruar si femra më e bukur në botë, Angelina Jolie, ka folur për plakjen, gjë të cilin nuk e shikon si shqetësim.

Në një intervistë për “InStyle”, 42-vjeçarja është shprehur se ndihet mirë kur e shikon veten në pasqyrë, pasi duket si e ëma e saj.

“Kur shihem në pasqyrë, vë re se dukem si nëna ime dhe kjo më bën të ndihem mirë. Unë gjithashtu e shoh veten duke u plakur dhe më pëlqen sepse kjo do të thotë që unë jam gjallë, jam duke jetuar dhe duke u rritur “, ka thënë aktorja.

Ajo gjithashtu ka shtuar se arrin ti shohë të metat e saj në lidhje me moshën dhe kjo gjë i kujton familjen.

“Unë i shoh të metat e mia. Por ajo çfarë unë nuk shoh është struktura apo pamja ime e jashtme. Unë shoh familjen time në fytyrë. Unë shoh moshën “, është shprehur nëna e gjashtë fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat