Sergio Aguero shijon mishin nga dora e Nusretit

Mediale Vip

Sergio Aguero shijon mishin nga dora e Nusretit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:00
Sergio Aguero/Nusreti

Nusret Gokce vazhdon të jetë sensacion për mënyrën e tij të veçantë të përgatitjes dhe të kriposjes së mishit, ndërsa vizita e të famshmëve në restorantet e tij tashmë është përditshmëri.

Shefi i famshëm i kuzhinës është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin e kaluar duke qenë se arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion edhe në rrjetet sociale.

Image

Vetëm në profilin e tij në Instagram, ai numëron mbi 12 milionë ndjekës, derisa videot që i publikon shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Të famshmit rregullisht postojnë imazhe në rrjetet sociale në rastet kur i vizitojnë restorantet e Gokces dhe shijojnë mishin nga dora e tij.

Futbollisti argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është ndër të fundit që i ka bërë vizitë njërit prej restoranteve të kuzhinierit të famshëm në Dubai.

Image

Në një video të publikuar nga sulmuesi shfaqet Nusreti duke e përgatitur mishin ashtu si di vetëm ai dhe pastaj ia jep me thikë Agueros që ta shijojë.

“Ti je në maje, miku”, ka shkruar Aguero në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Gjatë vizitës në restorantin e Gokce

Ndërsa në një fotografi të publikuar nga vet Nusreti në InstaStory, ai ka pozuar me futbollistin tjetër të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. s, argjentinasi ka qenë i shoqëruar edhe nga ish-trajneri i Cityt, Roberto Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat