15 puthjet në buzë mes vajzave të famshme shqiptare që shokuan publikun

Mediale Vip

15 puthjet në buzë mes vajzave të famshme shqiptare që shokuan publikun

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:07
Rita Ora dhe Bebe Rexha

Sa herë ka ndodhur që dy personazhe të njohura të kenë postuar foto duke u puthur në buzë ose këtë veprim ta kenë bërë në skenë, gjithnjë ka qenë lajm i bujshëm që ka mbushur portalet e rrjetet sociale.

Një nga puthjet më të hershme në ekranet shqiptare ishte ajo e Adelina Ismajlit me Genta Ismajlin gjatë një performance këngësh.

 

Edhe puthja mes këngëtares Shota Baraliu dhe Ina Gjoncit ka kohë që ka ndodhur, por
vazhdon të kujtohet edhe sot.

Një nga këngëtaret që pëlqen të dhurojë puthje të tilla është Enca. Foto e saj me Era Istrefin
bëri bujë 3 vite më parë.

Por edhe puthja që Enca i dha Françeska Jaçes për ditëlindje vitin e kaluar, tërhoqi shumë
vëmendjen.

Ashtu si Enca, edhe Fjolla Morina dhe Shkenda Dubova duken se e shprehin më së miri
dashurinë ndaj njëra-tjetrës me puthje në buzë.

Këngëtaret janë puthur gjatë një emisioni dhe gjithashtu kanë postuar foto duke u puthur
duke i lënë ndjekësit gojë hapur.

Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun, Ingrit Gjoni dhe Rozana Radi janë fotografuar
para shumë viteve duke u puthur ndonëse nga aq sa shihet në foto ka qenë një puthje
shkarazi.

Puthja e Era Rusit me balerinën Albana teksa performonin këngën “I kissed a girl” në “Your
face sounds familiar” u komentua shumë dy vite më parë, por kjo nuk ishte e vetmja.

Edhe Olta Gixhari me Beatrix Ramosajn i dhuruan një puthje njëra-tjetrës gjatë këtij spektakli
që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Të ftuara në “Zonë e lirë”, Kallashi dhe Xhesika Ndoj nuk përtuan t’i jepnin një puthje në buzë
njëra-tjetrës kur Çani ja kërkoi dhe sigurisht nuk kishte si të mos komentohej shumë në
media.

Edhe dy seksbombat e tjera, Iva Aliko dhe Gugu kanë shkëmbyer gjithashtu puthje në buzë
me një foto shumë provokuese ku Gugu shihet t’i ketë kapur edhe gjoksin modeles.

E super komentuar ka qenë edhe puthja mes Sara Kapos dhe Semi Jaupaj, mikeshat e
ngushta që i vunë flakën rrjetit në mes të dhjetorit.

Me këtë rast, kujtojmë edhe puthjet e famshme mes ish-banoreve të “Big Brother”,
Françeska me Gentën, Xheni me Armelën dhe Fjorentina me Kein.

Listën e puthjeve e mbyllim me dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe
Bebe Rexha të cilat lanë gojëhapur jo vetëm shqiptarët, por edhe botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat