Vajzat e “Fifth Harmony” po tërhiqen për pak kohë.
Lajmi u konfirmua nga katër anëtarët, Lauren Jauregui, Normani Kordei, Dinah Jane dhe Ally Brooke.
“Pas gjashtë vjetësh të vështira, pa u ndalur, ne duhet të bëjmë pak pushim, për t’i ndjekur edhe karrierat solo”, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi të emocionuara dhe shumë mirënjohëse për çfarë mësuam këto kohë. Duke bërë këtë, po i lejojmë vetes të fitojmë përvoja të reja, pikat e forta dhe perspektivat që mund t’i kthejmë në familjen e Fifth Harmony”.
Deklarata gjithashtu konfirmon se ato do të këndojnë në koncertet që i kanë gjatë gjithë vitit.