Djali i Majkut sot mbush 10 muaj, por ky detaj ju kishte ikur

Mediale Vip

Djali i Majkut sot mbush 10 muaj, por ky detaj ju kishte ikur

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:54
Majk, Roan dhe Majlinda

Që nga lidhja, ndarja e shtatzënia me reperin Majk emri i Majlindës u bë kyç në mediat rozë.

Majlinda Zeka u bë në për herë të parë në maj të vitit 2017 ku solli në jetë një djalë të cilin ajo e pagëzoi me emrin Roan.

Sot, Roani i vogël mbushë plot 10 muaj.

Është Majlinda ajo që ka publikuar fotografi të bukuroshit të vogël, i cili po duket kopje e babait të tij, Majkut, e madje ajo çfarë e bën dhe më të veçantë është se bluza e Roanit të vogël është e markës së njohur “Versace”, po nga e njëjta markë që vishet dhe babai i tij.

“Nëse kam bërë diçka të drejtë në jetën time, ke qenë ti bebi im. Urime 10 mujori. Falemnderit që je në jetën time” kanë qenë fjalët e Majlindës dedikuar të birit.

Sa i përket Majkut, ai tani është në lidhje me bukuroshen nga Prishtina, Melita Nushin. Edhe pse shpeshherë janë kapur nga paparaci rrugëve të Prishtinës, si dhe përmes rrjeteve sociale kanë dhënë sinjale se janë bashkë, por që deri tani asnjëri nga ta nuk ka dalur hapur për të treguar.

Ndërsa me muzikë ai është mjaft aktiv, ku projekti i fundit është “Pasha jetën” në bashkëpunim me Capital T, i cili ka arritur të mbledh afro 9 milionë klikime për afro tre javë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat