Gjiko flet për momentin e kapjes së peshkaqenit në Maldive dhe polemikat në mediat ndërkombëtare

Mediale Vip

Gjiko flet për momentin e kapjes së peshkaqenit në Maldive dhe polemikat në mediat ndërkombëtare

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:45
Gjiko

Hip hop ylli, Gjiko, ka folur edhe një herë për polemikat në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare pasi kapi një peshkaqen në Maldive.

Reperi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka folur rreth shumë gjërave, përfshirë edhe polemikat me rastin e kapjes së peshkaqenit në Maldive.

Gjiko deklaroi se ai ishte një moment i zakonshëm për të, e pranoi se peshkaqenin e ktheu sërish në ujë.

Më tej Gjiko shtoi se gjithçka është ekzagjeruar nga mediat, por ai tha se është kontaktuar nga njerëzit në Maldive ku prej autoriteteve atje është shpallur ambasador.

Hip hop ylli Gjiko kishte kërkuar falje publikisht për videon e xhirur me peshkaqenin.

Ky gjest, nuk u prit as mirë as nga mediat ndërkombëtare dhe shoqatat për të drejtat e kafshëve.

Edhe DailyMail e media tjera të njohura në botë kishin raportuar për këtë veprim të reperit nga Kosova. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat