Ata janë padyshim një prej çifteve më të dashura të momentit për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për reperin Gjiko dhe moderatoren Elita Rudi, të cilët prej më shumë se një viti, janë në një lidhje së bashku.
Por ndonëse koha kalon, reperi dhe moderatorja e njohur duket se janë po aq të dashuruar sa ditën e parë.
Këtë ata e dëshmuan së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin”, por edhe në një postim të mbushur me dashuri të bërë së fundmi nga Gjiko.
“S’mund të jesh mbret pa një mbretëreshë!”-ka shkruar reperi në përshkrimin e një fotoje ku Elita shihet e ulur në prehërin e tij.