Aktorja e famshme hedh kandidaturën në politikë

Mediale Vip

Aktorja e famshme hedh kandidaturën në politikë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:34
Cynthia Nixon

Ka hequr dorë nga kinematografia, për tiu përkushtuar një fushe tjetër të rëndësishme siç është politika.

Bëhet fjalë për aktoren protagonniste të serialit ‘Sex and the City’, Cynthia Nixon, e cila këtë të hënë deklaroi se zyrtarisht do të hedhë kandidaturën për tu bërë guvernatore e New York-ut.

Lajmin e bëri me dije vetë aktorja, nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Krah videos së publikuar, Cynthia Nixon shkruan: “Unë e dua New York dhe sot shpall kandidaturën time për guvernatore”.

Në postimin e saj aktorja, bëri me dije se cilat janë prioritet e saj në rast se arrin të fitojë: “Unë kurrë nuk kam jetuar në asnjë vend tjetër, por diçka duhet të ndryshojë. Ne duam që qeveria jonë të fillojë të punojë sërish nën kujdesin shëndetsor, duke i dhënë fund burgosjeve masive, duke rregulluar metrotë.Ne jemi të lodhur nga politikanët që kujdesën më shumë për tituj dhe pushtet sesa për ne. Nuk mund të jetë më thjesht biznes.”

Aktorja e “Sex and the City” do të sfidojë Guvernatorin demokrat Andrew Cuomo në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat