Ju prezantojmë super çiftin e dasmës madhështore Sovranin dhe Bleartën!

Mediale Vip

Ju prezantojmë super çiftin e dasmës madhështore Sovranin dhe Bleartën!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 20 mars 2018 Në ora: 20:36
Sovranin dhe Bleartën

Tashmë janë një super çift i njohur edhe në publik falë pjesëmarrjes së tyre në reality-show “Lufta e nuseve”. Është fjala për Sovranin dhe Bleartën, ku ne mësojmë se ata të dy gjatë parapregaditjes të dasmës kishin dëgjuar për këtë emision dhe ju kishte pëlqyer si ide, e morën pjesë për të treguar se si një çift i ri me plot pasion realizon një dasëm vërtetë të bukur në Kosovë, pavarësisht se të dy jetojnë në Diasporë, në Zvicër.

E në fakt është një nga dasmat që do të mbahet mend, pasi vërtetë ishte jo vetëm më e mira nga të tre çiftet, por edhe shumë madhështore, e veçantë që nga të ftuarit e shumtë, ashtu si e ka zakon shqiptari por edhe deri te ambienti apo vetë çifti që mbi të gjitha shkëlqente, qoftë kur kërcenin me rroba popullore, për të treguar edhe pasionin e tyre si vallëtarë, por edhe me veshjet kostum dhëndrri e fustan nuseje. Vetë Sovrani dhe Blearta mësojmë se donin që të kishin artisten e njohur Gjyste Vulaj për dasmën e tyre, e në fakt mësojmë se ata të dy e duan atë dhe këngët e saja dhe muzikën që krijon dyshja e njohur e muzikës shqiptare Sokol dhe Gjyste Vulaj, që atë natë e kishin “kallur” me një super atmosferë

 Megjithëse në ekran në show ne pamë vetëm një dasëm të përbashkët, mësojmë se Blearta e ka pasur edhe kanagjegjin e saj, ndërsa edhe dasmën tipike në shtëpinë e tij e ka realizuar Sovrani. Ne donin të dinim se pse dasmën e tyre e realizuan në Kosovë e jo në Zvicër, e morëm një përgjigje mjaft të bukur pasi nuk ju ka pëlqyer kjo ide, pasi dasmat shqiptare sipas çiftit të bukur kanë shumë elementë interesantë dhe nuk mund të realizoheshin më bukur se në vendlindjen e tyre. E duke qenë se ishte edhe dasma fituese në këtë program të ndjekur televiziv mësojmë se kanë qenë ata të dy që kanë hedhur të gjitha idetëë për të qenë kjo dasëm me atë organizim aq glamuroz e tradicional, që tashmë po flitet shumë edhe është triumfuese edhe në show-n televiziv.

E nëse jeni kureshtarë të dini se a kanë shkuar për pushime si fitues, ata rrëfejnë për ne se do të jenë në Antalia në muajin Maj, ndërsa për muajin e mjaltit të tyre kanë qenë në Tajladë, ndërsa për dy çiftet e tjera mësojmë se vetëm me njërin prej tyre kanë kontakte. E po siç thuhet pas kurorëzimit të një super çifti të bukur shqiptar që tronditi me madhështi jo vetëm botën shqiptare por edhe atë të show-bizit televiziv, urojmë të jetojnë të lumtur e tashmë me trashëgimtarë po aq simpatikë dhe diellorë sa janë vetë Sovrani dhe Blearta.BS

Image
Image
Image
Image
Image
Image
ImageImage
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat