Yllka Kuqi më tërheqëse se asnjëherë tjetër para aparatit të Fadil Berishës

Mediale Vip

Yllka Kuqi më tërheqëse se asnjëherë tjetër para aparatit të Fadil Berishës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:54
Yllka Kuqi

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, ka publikuar së fundmi setin e saj më të ri fotografik.

Javë më parë, ajo u gjend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pozuar para aparatit të fotografit të njohur, Fadil Berisha.

Këto fotografi, këngëtarja ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Yllka ka thënë shkurt se ka qenë dëshira e saj për realizimin e një fotosesioni me Fadil Berishën.

“Po, sapo kam publikuar setin tim të ri me fotografi të realizuara nga Fadil Berisha, këto fotografi do të përdoren për postera të koncerteve, ndërsa i kam publikuar të gjitha në Instagram”, ka thënë Yllka Kuqi.

E njëjta ka qenë mjaft e angazhuar gjatë sezonës dimërore me koncerte dhe projekte muzikore, ndërsa ka thënë se për momentin ende nuk ka nisur realizimin e ndonjë këngë të re.

“Ende diçka konkrete për momentin nuk ka, por pas disa muajsh besoj do nis punën për realizimin e këngëve të reja”, ka përfunduar Yllka.

Në imazhet e realizuara, këngëtarja nga Gjakova shfaqet mjaft atraktive, teksa josh me pamjen e saj prej një biondeje tërheqëse.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat