Liam Payne komenton thashethemet se u nda nga Cheryl Cole

Mediale Vip

Liam Payne komenton thashethemet se u nda nga Cheryl Cole

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:57
Liam Payne dhe Cheryl Cole

Liam Payne dhe Cheryl Cole janë akoma bashkë, pavarësisht thashethemeve se janë ndarë.

Ish këngëtari i ‘One Direction’ më në fund ka folur rreth lidhjes së tij të dashurisë.

“Gjëja më qesharake ishte se javën e kaluar u tha se ne po martoheshim. Një javë më vonë ne ndahemi. Unë realisht mendoj se ne jemi diku në mes të kësaj. E dini, edhe ne kemi telashet tona në lidhje”.

“Pa dyshim se nuk do të them se lidhja jonë e dahsurisë është perfekte, sepse edhe ne kalojmë momente dhe vështirësi të ndryshme, si çfarëdo lidhje tjetër dashurie”, ka thënë ai në një intervistë.

Çifti ka edhe djalin njëvjeçar, Bear. Prandaj, Payne thotë se është e rëndësishme që të gjitha vështirësitë t’i kalojnë si familje.

“Më thoni një lidhje dashurie në botë që nuk ka vështirësi. Është çështja se a ia del ose jo, të qëndruarit bashkë është çelësi”.

Payne poashtu thotë se është shumë me fat se ai ka një lidhje me dikë që është poashtu në industrinë e muzikës, pasi Cheryl ka qenë pjesë e grupit “Girls Aloud”.

“Është e vështirë, pa dyshim. Të kesh në krahë dikë që është poashtu fytyrë publike bën që gjithçka që unë bëj të kalojë në një nivel tjetër, është e çuditshme”, ka shtuar këngëtari.

Pavarësisht se Liam dhe Cheryl bëjnë paraqitje publike së bashku shumë rrallë, të dy kanë në plan që djalin e tyre të vogël ta mbajnë sa më larg syrit të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat