Adea Pula në lidhje me Endrit Thaçin – kjo është e vërteta

Mediale Vip

Adea Pula në lidhje me Endrit Thaçin – kjo është e vërteta

Më: 23 mars 2018 Në ora: 08:30
Endrit Thaçi dhe Adea Pula

Endrit Thaçi, djali i presidentit Hashim Thaçi, sot gjatë ditës është komentuar nga mediet se ka filluar një lidhje dashurie me këngëtaren Adea Pula.

Mirëpo, burime të afërta pranë tyre bëjnë me dije se kjo lidhje është e supozuar dhe se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje e tillë.

Pra, sipas tyre lajmet nuk janë aspak të vërteta.

Në fakt, Endriti shpesh ka qenë temë e medieve për jetën e tij private, pasi është thënë se ka qenë në lidhje me modelen Drita Stublla dhe me aktoren Arta Nitaj, madje kjo e fundit pati pranuar këtë lidhje por Endriti nuk e konfirmoi kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat