Bashkëpunim titanësh: Flori konfirmon projektin me Getin

Mediale Vip

Bashkëpunim titanësh: Flori konfirmon projektin me Getin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:21
Flori Mumajesi dhe Geti

Në llojet e muzikës që bëjnë, ata të dy për vjet me radhë kanë rezultuar të jenë më të mirët e lider në tregun muzikor shqiptar.

Reperi Getoar Selimi e kantautori Flori Mumajesi, vjet më parë kishin sjellë një bashkëpunim dhe radha i ka ardhur të dytit, për të cilin kanë nisur punën.

Gjithçka nisi kur Flori publikoi një fotografi nga makina e Getit ndërsa tani gjërave iu është vënë vulë, sepse bashkë ata u shfaqën në studion e Florit. Edhe Flori e po ashtu edhe Geti kanë postuar në Instastory fotografi me njëri tjetrin, duke punuar në këngën e përbashkët.

Këngëtarët po punojnë në projektin e përbashkët dhe kombinimi i këtyre dy emrave me një këngë, ka nxitur goxha kureshtje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat