Blogerja e njohur dedikim për Shkëlzen Berishën: Në duart e mashkullit të duhur…

Mediale Vip

Blogerja e njohur dedikim për Shkëlzen Berishën: Në duart e mashkullit të duhur…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:02
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Teksa flasim për dashurinë e çifteve të njohura, sigurisht që nuk harrohet ajo mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Dashurinë e tyre e kemi parë të ekspozohet në publik nëpërmjet postimeve të ndryshme të blogeres në rrjetet sociale.

Ajo shpeshherë na ka treguar se sa e dashuron Shkëlzenin, e gjithashtu nuk ka ngurruar që të na tregojë surprizat dhe momentet e lumtura që kalon në krahët e partnerit të saj.

Madje një ditë më parë Armina ka publikuar një fotografi të saj në “Instagram”, ku ka zgjedhur që t’i dedikojë një thënie të “goditur” Shkëlzen  Berishës.

“Në duart e mashkullit të duhur, një grua është 100 gra të ndryshme. E kufizuar vetëm nga imagjinata dhe aftësia e tij për ta bërë të ndihet e sigurt dhe për ta drejtuar. Përmendni mikun/mikeshën tuaj që ka gjetur mashkullin e duhur”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj në “Instagram”.

Ndërkohë nga thashethemet e fundit përflitet se dyshja do të shkojë së shpejti në altar dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që të ketë vetëm momente lumturie për Arminën dhe Shkëlzenin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat