Rozana Radit ia dëmtojnë keq veturën

Mediale Vip

Rozana Radit ia dëmtojnë keq veturën

Më: 27 mars 2018 Në ora: 16:42
Rozana Radi

Këngëtarja e njohur Rozan Radi, ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e angazhuar në atelinë e saj të veshjeve, ku sjell çdo herë koleksione të reja.

Rozana është herë pas here aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Sot, ajo ka treguar se është përballur me një ndodhi aspak të këndshme gjatë ditës.

Bëhet fjalë për veturën e saj, e cila është dëmtuar nga disa persona të panjohur.

E indinjuar me rastin, këngëtarja vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi të veturës së katandisur.

“Si mund të jetë kaq i ligë shqiptari? Shikoni si ma kanë bërë makinën. S’do lë kamera pa hapur, e pa e gjetur s’e lë”, ka shkruar Rozana në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se do ta ndjekë rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat