Ben Affleck i realizon dëshirën 11-vjeçarit me kancer

Mediale Vip

Ben Affleck i realizon dëshirën 11-vjeçarit me kancer

Më: 8 prill 2018 Në ora: 09:41
Ben Affleck

Në fillim të kësaj jave, Ben Affleck befasoi një 11-vjeçar me emrin Mukuta – i cili aktualisht po lufton me sëmundjen e kanceritt.

Derisa fëmija po trajtohej në Hospice Atlanta, ai shprehi dashurinë e tij për Batman. Si rezultat, stafi mendoi diçka për ta befasuar.

Aktori mori pushim nga xhirimet e filmit të tij të ri në Hawaii për të folur me Mukuta. “Një ditë e paharrueshme për Mukuta i cili është një fans i madh i Batman”, shkroi qendra e spitalit në Twitter.

“Ai mori sot një telefonatë nga Ben Affleck”.

Përveç kësaj, Ben ofroi ndihmë për nënën e tij që të jetë në Atlanta për të qenë afër djalit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat