Mes lotësh e emocionesh fejohet Shkenda Dubova

Mediale Vip

Mes lotësh e emocionesh fejohet Shkenda Dubova

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:09
Shkenda Dubova me të dashurin

Ishte paraparë të festonte vetëm ditëlindjen, por kjo datë tash e tutje do jetë edhe përvjetori i fejesës për këngëtaren Shkenda Dubova.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo ka festuar ditëlindjen, ndërsa sot Shkenda mbush plot 33 vjet.

Image result for shkenda dubova i dashuri

Por në mesin e miqve e familjarëve, ajo është surprizuar nga i dashuri i saj prej kohësh Labi, i cili i propozoi martesë gjatë kësaj mbrëmjeje, duke u shfaqur me një tufë të madhe lulesh në duar.

Ajo është emocionuar tej mase, sa s’po e thoshte dot një “PO” për Labin, derisa mysafirët e festës po brohorisnin në drejtim të Shkendës, që ta pranonte propozimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat