Nik Xhelilaj në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, jep mesazhin emocionues

Mediale Vip

Nik Xhelilaj në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, jep mesazhin emocionues

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:52
Nik Xhelilaj

E kemi parë në filma shumë të rëndësishëm në kinematografinë gjermane, por edhe në serialet turke, megjithatë kësaj here, Nik Xhelilaj ka marrë një mision shumë të rëndësishëm. Ai është shpallur ambasador i ‘World Vizion’ në fokus të së cilës janë fëmijët me aftësi të veçanta.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instagram’ ku përcjell edhe një mesazh mjaft prekës.

“A e dini së në Shqipërinë tonë ka më shumë se 70.000 fëmijë me aftësi të kufizuara? Unë nuk e dija. Këta fëmijë kanë nevojë sot më shumë se kurrë për ndihmën tuaj, për ndihmën time”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat