Gafa e Gigi Hadid, e quan Blake Lively ‘të vjetër’…!

Mediale Vip

Gafa e Gigi Hadid, e quan Blake Lively ‘të vjetër’…!

Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:26
Gigi Hadid dhe Blake Lively

Ndoshta ju ka ndodhur të gjithëve. Diferenca mes brezave jo domosdoshmërisht kërkon dekada. Sidomos ata që kanë lindur pas ’90-tës, do ta kuptojnë fare mirë Gigi-n, kur e cilëson (padashur) Blake Lively-n të vjetër.

Gjithçka ka ndodhur gjatë intervistës së super-modeles me aktoren, për rubrikën speciale të Harper’s Bazaar. Vajzat kanë folur për diferencat mes profileve të Instagramit të njërës dhe tjetrës, ku Blake nuk i ka munguar sensi i humorit për ta përshkruar veten si mospërfillëse  sa duhet kundrejt medias sociale. Natyrisht, Gigi e ka mbështetur Lively, duke thënë se rrjete të tilla nuk janë gjithçka. Por, situata ka ndryshuar disi kur yjet kanë nisur të flasin mbi mbrëmjen e maturës.

Ndryshe nga aktorja, Hadid kishte qenë e ftuar nderi për të katërta vitet e gjimnazit, ndërsa fustanet ka deklaruar se ia ka marrë borxh të ëmës. Lively ka shprehur se në kohën kur ajo ka qenë në gjimnaz, veshjet karakterizoheshin nga tyle të fryra dhe dantella të shumta. Pikërisht në këtë pikë, Gigi ka thënë: “Kur shoh filma të vjetër, më pëlqejnë shumë ato që lidhen me mbrëmjet e maturës”. Kaq ka mjaftuar që Blake t’ia kthejë me humor: “E adhuroj kur më krahasojnë me filmat e vjetër”.

Ndonëse me një diferencë moshe prej tetë vitesh mes njëra-tjetrës, Gigi sapo provoi që për një 22-vjeçare, të tridhjetat duken shumë, shumë të largëta. Eh, sa mirë që Blake e ka kuptuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat