Ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Meghan dhe Harry? As nuk ja u pret mendja…

Mediale Vip

Ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Meghan dhe Harry? As nuk ja u pret mendja…

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:40
Princ Harry dhe Meghan Markle

Muaji maj vjen dhe me eventin e shumëpritur botëror: dasma e famshme e Princ Harry-t me Meghan Markle. Ndonëse çifti fillimisht nuk dëshironte publicitetin e tepërt, nuk mund të shmangej zbardhja e detajeve për eventin dhe Markle në veçanti. Nga emri i stilistit të fustanit të nusërisë, e deri tek familja e aktores, fansat e pallatit mbretëror janë sy e veshë të njihen me detaje të reja.

Ajo çka është mbajtur vërtetë sekret ka qenë destinacioni i pushimeve të çiftit. Muaji i mjaltit pritet të ndjekë traditën e paraardhësve të Harry-t, i cili duket se e ka marrë shumë me sportivitet ditën e madhe. E ç’mund të prisnim tjetër nga çapkëni i oborrit mbretëror…Megjithatë, mediat e huaja kanë zbuluar disa informacione të mëtejshme lidhur me udhëtimin post-martesor të Meghan dhe Princit anglez.

Ndonëse çdokush ka konceptin e një muaj mjalti luksoz, familjet mbretërore vendosin të eksplorojnë vende të largëta, ku gjithçka gjen është fillimisht qetësia e natyrës e ndërthurur me bukurinë e saj. Kështu, mos u habisni nëse në listën e mëposhtme do të gjeni vende të padëgjuara më parë. Ja cilat janë ato!

1. Nevis
2. Botswana
3. Namibia
4. Oqeani Atlantik (udhëtim me anije)
5. Ishujt Azores
6. Seychelles
7. Itali

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat