Edhe një grua shtatzënë me Tristan Thompson?

Mediale Vip

Edhe një grua shtatzënë me Tristan Thompson?

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:14
Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian

Tristan Thompson është bërë pjesë e mediave rozë gjatë ditëve të fundit, kjo pasi janë publikuar disa video në të cilat ai shihet duke puthur dhe prekur disa vajza të tjera.

Gjithë këto video janë bërë publike gjatë kohës kur e dashura e tij, Khloe Kardashian, po pritet të lindë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Megjithatë skandali siq duket nuk do të përfundojë me kaq.

Njëra nga vajzat e cila shihet duke u futur në hotel me Tristan ka deklaruar se është shtatzënë. Gruaja e njohur si Stephanie fillimisht ka publikuar një video eksplicite për të cilën ka thënë se është ajo me Tristan duke bërë seks, e më pas në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto ku ka shkruar “Gjithashtu jam shtatzënë, pasi gjithçka u bë publike”.

Në anën tjeter ende nuk ka asnjë koment nga Khloe e cila pritet të sjellë në jetë vajzën gjatë kësaj jave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat