Lorde kërkon falje për postimin e fotografisë së vaskës

Mediale Vip

Lorde kërkon falje për postimin e fotografisë së vaskës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:45
Lorde

Pas zemërimit të fansave, këngëtarja Lorde ka kërkuar falje për postimin e fotografisë  me vaskë dhe me këngën e Whitney Houston si përshkrim.

Ky postim ka risjellë kujtimet e mbytjes së Houston në një vaskë, dhe disave kjo gjë u është dukur e pa takt dhe e pandjeshme ndaj ikonës së ndjerë.

Postimi, i cili më pas është fshirë, kishte titullin “And iiii will always love you” anash fotografisë së një vaske.

Pas kësaj Lorde shkroi: “Jam një idiote. E dua këngëtaren Whitney sot e përgjithmonë. Kërkoj falje sërish”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat