Heidi Klum skena të nxehta në Meksikë

Mediale Vip

Heidi Klum skena të nxehta në Meksikë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 13:36
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz

Ata kanë qenë gjithë kohën së bashku qëkur shpërtheu romanca e tyre muajin e kaluar.

Heidi (44) duket se është e dashuruar deri në “vesh” me të dashurin e saj Tom Kaulitz (28), derisa po kalojnë pushimet në Cabo San Lucas në Meksikë

Supermodelja gjermane është parë duke kaluar çaste të hareshme me të dashurin e saj, me të cilin kanë shkëmbyer puthje të nxehta nën rrezet e diellit përvëlues.

Nëna e katër fëmijëve ka shfaqur pamjen e saj të jashtëzakonshme, veshur në bikine të ngushta.

Romanca mes tyre duket të jetë e fuqishme qëkur ata u lidhën së pari herë kah mesi i muajit mars.

Ata tashmë janë parë së bashku në Pasadena, Kaliforni, ku Klum është duke xhiruar America’s Got Talent.

Besohet se kjo është lidhja e parë e Heidi pas ndarjes nga Vito Schnabel (31), në shtator pas tri vjet qëndrimi të bashku.

“Unë besoj se është e rëndësishme për të marrë pak pushim dhe për të reflektuar”, kishte deklaruar atëherë modelja gjermane.

Ndarja e tyre erdhi pasi që Vito ishte parë duke puthur një zeshkane të bukur herët në mëngjes, në Londër, derisa Heidi ishte në Nju Jork duke filmuar episodet e reja për America’s Next Top Model.

Vito më vonë kishte deklaruar se e “tëra ishte një keqinterpretim i një situate tërësisht të pafajshme”.

Në vitin 2015, Heidi kishte thënë se nuk do të martohej më, pasi ajo është e dashuruar me Vito.

Heidi ishte martuar për herë të parë me stilistin Ric Pipino në vitin 1997, me të cilin u ndan pesë vjet më vonë. Ajo po ashtu ka qenë e martuar me këngëtarin Seal nga viti 2005 deri 2012, me të cilin ka dy vajza dhe dy djem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat