Princi dashurohet me modelen, skandal në oborrin mbretëror norvegjez

Mediale Vip

Princi dashurohet me modelen, skandal në oborrin mbretëror norvegjez

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:01
Princi, Marius Borg Hoiby

Princi dhe modelja, një kombinim që funksionon. Pas trashëgimtarit suedez të fronit, Carl Philip, i cili u martua me një ish-modele të revistave për të rritur, tani është radha e princit norvegjez.

Princi, Marius Borg Hoiby, djali i princeshës trashëgimtare Mette-Marit, është fejuar me Julianne Snekkestad, ish-modele e Playboy.

Dashuria e re ka përfunduar në mediat norvegjeze, së bashku me fotografitë e nxehta të Juliane, e cila ka pafund fotografi seksi në Instagram.

Mësohet se dy të rinjtë kanë nisur bashkëjetesën në Londër.

Ndërkohë familja mbretërore nuk i priti mirë shkrimet, duke deklaruar se, “E njohim Juliane si një vajzë punëtore dhe të devotshme, nuk i meriton këto shkrime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat