Ish bashkëshortja kërkon më shumë para nga Jesse

Mediale Vip

Ish bashkëshortja kërkon më shumë para nga Jesse

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:23
Ish bashkëshortja e Jesse Williams

Ish bashkëshortja e Jesse Williams ka paraqitur dokumente në gjykatë duke kërkuar më shumë para për kujdes ndaj fëmijëve.

Aryn Drake-Lee ka thënë se 50 mijë dollarë në muaj që merr aktualisht nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve, njëri katërvjeçar dhe tjetri dyvjeçar. Në dokumentet ligjore Aryn ka thënë se aktualisht me këto të ardhura financiare paguan të gjitha shpenzimet për fëmijë, ushqimit, rrobat udhëtimet… etj.

E për t’i mbuluar të gjitha këto shifra arrin në 73 mijë dollarë në muaj.

Mbetet që gjykata të vendosë në lidhje me kërkesat e Aryn, ndërsa ende nuk ka ndonjë koment nga Jesse.

Ky i fundit fiton të paktën 250 mijë dollarë për një episod në serialin “Grey’s Anatomy”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat