U tha se ishte në një lidhje me Kiarën, Butrinti në krahët e një vajze greke?!

Mediale Vip

U tha se ishte në një lidhje me Kiarën, Butrinti në krahët e një vajze greke?!

Më: 12 prill 2018 Në ora: 20:42
Butrinti dhe Kiara

Ndoshta pa e pritur askush, mediat rozë filluan të shkruanin për një lidhje të mundshme mes Kiara Titos dhe Butrint Imerit. Të dy ishin pikasur duke drekuar së bashku, ndërsa në fotot e publikuara asokohe dukeshin shumë të afërt. As Kiara, as Butrinti nuk e pranuan asnjëherë këtë romancë, edhe pse detaje të shumta i tradhëtonin: fotot e realizuara në të njejtat vende pushimi e shumëçka tjetër si kjo. Por, edhe një lidhje e tillë nuk do të zgjaste shumë…

Pak kohë më parë, mësuam se marrëdhënia mes moderatores dhe këngëtarit kishte marrë fund. Për aq kohë sa nuk u prononcuan mbi lidhjen, nuk kishim si të merrnim ndonjë reagim zyrtar as mbi ndarjen. Megjithatë, Butrinti duket se e ka lënë pas të shkuarën, duke shprehur dashurinë për dikë tjetër. Ai ka postuar një pjesë mesazhesh të shkëmbyera me dikë, që e cilëson ‘jeta ime’. Duke qenë se mesazhet janë në gjuhën greke, e vetmja gjë që mund të kuptohet është fraza ‘të dua’ (shkruar në anglisht), ashtu sikurse shihen ikonat e zemrave që shoqërojnë bisedën nga fillimi në fund.

Me siguri, bëhet fjalë për një tjetër vajzë, në krahët e së cilës gjendet  Butrinti momentalisht…Pritet të shohim ç’do të ndodhë më tej!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat