Gjiko i publikon të dashurës foton pa makijazh, befason Elita Rudi me pamjen e saj

Mediale Vip

Gjiko i publikon të dashurës foton pa makijazh, befason Elita Rudi me pamjen e saj

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:53
Elita Rudi dhe Gjiko

Ata janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it shqiptar. Lidhja Gjikos dhe Elita Rudit tashmë nuk është më e fshehtë dhe ata shfaqen çdo ditë e më shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Moderatorja dhe reperi i njohur njihen si një ndër çiftet që nuk i kursejnë batuat dhe situatat komike mes tyre. Me postimet në rrjetet sociale, në jo pak raste ata shkaktojnë humor mes ndjekësve.

Një ditë më parë, Gjiko ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet duke intervistuar partneren e tij.

“Elita çfarë mendoni për demarkacionin”, shkruan Gjiko në foton e postuar në social, ku është maskuar si një i moshuar.

Ndërsa Elita në këtë foto shfaqet thuajse pa make-up dhe ngjan shumë më e vogël se sa jemi mësuar ta shikojmë në ekran. Si zakonisht në fytyrën e saj nuk mungon buzëqeshja e ëmbël, të cilën ia kanë vënë në dukje edhe fansat me komentet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat