Një muaj me Sian, ja si festojnë Ami dhe Ermali

Mediale Vip

Një muaj me Sian, ja si festojnë Ami dhe Ermali

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:54
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska me Sian

Ardhja e vogëlushes Sia ua ka zbukuruar jetën Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit, të cilët nuk ngurrojnë që ta demonstrojnë nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Princesha Sia, si më e vogla e familjes mesa duket ka marrë gjithë vëmendjen. Ajo po rritet nga dita në ditë dhe dje ka festuar 1-mujorin  e lindjes.

“1 muaj me Sian”, shkruan Ami në një foto të postuar “Instastorie” ku shfaqet torta që kishte përgatitur për vogëlushen e saj me rastin e 1-mujorit të parë të lindjes.

Një tortë e personalizuar, e gjitha rozë dhe me një stil princeshash për vogëlushen e Amit dhe Ermalit, e cila theu çdo rekord të pëlqimeve në “Instagram” që në ditën e  saj të parë të lindjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat