Hilary Swank thotë se fansat tërë kohën e ngatërrojnë me Jennifer Garner

Mediale Vip

Hilary Swank thotë se fansat tërë kohën e ngatërrojnë me Jennifer Garner

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:13
Hilary Swank dhe Jennifer Garner

Hilary Swank e ka pranuar se shpesh herë dëshpëron fansat thjesht se pse nuk është Jennifer Garner.

“Njerëzit nervozohen me mua sepse mendojnë se unë thjesht nuk dua t’iu jap një autograf apo të bëj një fotografi me ta. Ata zakonisht më thonë ‘Ohhh, unë jam një fans i madh i juaji. Më ke pëlqyer shumë në Alias’. Unë pastaj kur u them se më kanë ngatërruar, ata vazhdojnë të insistojnë”, ka thënë ajo për Conan.

Swank ka thënë se shpesh herë lutjet dhe imponimi i fansave të Garner është aq i madh sa që ajo thjesht dorëzohet.

“Madje më kanë thanë ‘mos u bëj ****’. Unë nuk doja t’ua ktheja ofendimin prandaj edhe bëra një foto me ta duke menduar se një ditë do të thonë se ajo nuk është Jennifer Garner e vërtetë”, ka thënë aktorja.

Por nuk është vetëm Swank që ka probleme me ngjashmërinë mes saj dhe koleges Jennifer Garner.

“I kam treguar Jennifer dhe ajo më ka thënë se edhe asaj i ndodh një gjë e tillë shumë shpesh”. Aktorja Swank është kthyer sërish në vëmendje pasi një kohë ishte tërhequr nga karriera e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat