Charlize Theron flet për racizmin

Mediale Vip

Charlize Theron flet për racizmin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:14
Charlize Theron

Aktorja, Charlize Theron, është e shqetësuar për racizmin në Amerikë.

Theron e cila është e rritur në Afrikën Jugore ka folur për racizmin në Amerikë, duke qenë se është edhe nënë e dy fëmijëve me ngjyrë.

“Racizmi është shumë më i pranishëm mes nesh, se sa ne mendojmë. Nuk mund ta mohojmë një gjë të tillë. Ne duhet ta ngrisim zërin për këtë”.

“Ka vende në Amerikë, ku nëse unë do të fitoja një vend pune, nuk do ta pranoja. Nuk do të udhëtoja me fëmijët e mi në disa pjesë të Amerikës sepse është vërtetë problemantike”, ka vazhduar ajo tutje.

Ajo madje ka thënë se “ka shumë raste, kur unë i shoh fëmijët e mi dhe mendoj se më duhet të largohem nga Amerika”.

“Gjëja e fundit që unë dua për fëmijët e mi është që ata të ndihen jo të sigurt”, ka thënë 42 vjeçarja.

Theron ka spjeguar se pasi është rritur gjatë apartheidit e ka bërë atë të vlerësojë shumë më shumë të drejtat e njeriut, edhe para se të ishte nënë e dy fëmijëve me ngjyrë.

Aktorja është nënë e dyvjeçarit, August dhe gjashtëvjeçarit, Jackson të cilët i ka adoptuar si nënë beqare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat