Përmes kësaj videoje, Arnold Schwarzenegger tregon gjendjen pas operimit

Mediale Vip

Përmes kësaj videoje, Arnold Schwarzenegger tregon gjendjen pas operimit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:17
Arnold Schwarzenegger

Javë më parë, bëri bujë në medie lajmi për përkeqësimin e shëndetit të aktorit Arnold Scharzenegger.

Ai ishte detyruar të kryente një operacion në zemër të hapur, për shkak të disa komplikimeve që kishte pasur gjatë ndërrimit të valvulave.

Gjatë gjithë kohës, zëdhënësi i tij, Daniel Ketchell i kishte mbajtur të gjithë të informuar lidhur me shëndetin e aktorit.

Por, meqë ka arritur në shtëpi dhe shëndeti i tij po vjen duke u përmirësuar, Schwarzenegger kishte vendosur të realizonte një video për të rrëfyer rreth operimit të tij.

Pikë së pari, aktori ka falënderuar të gjithë për kujdesin që fansat kanë treguar rreth tij, me telefonata, e-maile e të tjera.

Po ashtu, ai tregoi se është duke u kururar në shtëpi, por tani gjendja e tij është më e mirë, pasi ka një kujdes shumë të mirë dhe doktorë që kujdesen shumë për shëndetin e tij.

Videon e kishte realizuar në një kënd të shtëpisë, ku po luante shah, pasi vlerësonte se i bën mirë trurit pas gjithë asaj që kishte kaluar.

 

Thank you all for caring. We are moving forward!

A post shared by Arnold Schwarzenegger (@schwarzenegger) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat