Kim Kardashian urim të veçantë për Khloe

Mediale Vip

Kim Kardashian urim të veçantë për Khloe

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:20
Kim Kardashian dhe Khloe

Kim Kardashian ka bërë një urim të veçantë për motrën e saj që lindi vajzën e saj të parë.

Ylli televiziv kishte shkruar fjalët më të ëmbël për motrën e saj Khloe, por ajo nuk përmendi tradhtinë e babit të vajzës së Khloe, basketbollistit Tristan Thompson.

‘Jam shumë e lumtur për ty, vajza jote është aq e bukur, ti je aq e fort, mezi presë që vajzat tona të rriten dhe të bëhen mike të ngushta ashtu siç jemi ne’ ka shkruar Kim.

Kim ishte pranë motrës së saj e cila lindi disa orë pasi bëri buj lajmi për tradhtinë e Thompson.

Pranë Khloe ishte edhe nëna e saj Kris Jenner dhe motra e madhe e familjes Kardashian-Jenner, Kourteny.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat