"Rrak tak tak" vjen nga Dritan Jashari

Mediale Vip

"Rrak tak tak" vjen nga Dritan Jashari

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:48
Dritan Jashari

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare Dritan Jashari, ka vendosur të rikthehet në treg me një tjetër projekt muzikor.

Ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Rrak tak tak”, muzika e të cilës është punuar nga Gramoz Kozeli, ndërsa tekstin e ka bërë Mirjeta Mema.
Bëhet fjalë për një këngë të bukur, e cila flet për dashurinë dhe që me shumë gjasa do të pritet mirë nga publiku.

"Rrak tak tak” vjen pas dy këngëve të suksesshme "Gjeta Dibër n'Amerikë" dhe “Kësaj i thonë dasëm shqiptare”.

Në arkivën e këngëtarit Dritan Jashari numërohen edhe shumë këngë të tjera shumë të pëlqyera nga publiku si “Fluturon shqipja mbi Korab”, “Nuk është jeta njëmijë vjet”, “Dibra dhe Kosova”, “Ndryshe”, “Oda Dibrane”, etj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat