Nuk do ta njihni si është bërë aktorja e njohur

Mediale Vip

Nuk do ta njihni si është bërë aktorja e njohur

Më: 14 prill 2018 Në ora: 06:46
Merve Cagiran

Është mbajtur në Turqi premiera e filmit "Arada" me protagonistë Burak Deniz dhe Busra Develi. Çifti i njohur vjen për herë të parë në një projekt krah njëri-tjetrit. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte aktorja Merve Cagiran, të cilën e kemi njohur në serialin komedi "Jetë".

Ajo ishte veshur shumë sportive ku dallonin flokët e saj gërshetë. Aktorja u shfaq për herë të parë krah të dashurit të saj, stilistit Tamer Nakisci. Më parë, në mediat turke u përfol lajmi se aktorja kishte nisur një lidhje me Ali Burak Ceylan, i njohur si Tufan tek "Dashuri e pafund".

Dy aktorët u njohën në shesh xhirimin e serialit "Kalp Atisi" nga ku mendohej se lindi dashuria mes tyre. Megjithatë një lajm i tillë ka rezultuar i pavërtetë pasi Merve dukej shumë e lumtur krah Tamer dhe nuk ndahej asnjë çast nga ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat