Zayn planifikoi ta dashurojë Gigin përjetësisht

Mediale Vip

Zayn planifikoi ta dashurojë Gigin përjetësisht

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:58
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Zayn Malik zbuloi të premten për Ryan Seacrest se kënga e tij e re “Let Me” është për ish të dashurën e tij, Gigi Hadid.

Ai e kishte shkruar këtë këngë shtatë apo tetë muaj më parë, dhe tha për radion KISS FM që ishte i ‘dashuruar’ atëbotë.

“Aspiroja të isha në dashuri me dikë për pjesën e mbetur të jetës sime dhe të saj, ashtu siç bëjmë të gjithë”, e pranoi 25 vjeçari.

“Gjërat ndryshojnë dhe ne vazhdojmë përpara në jetë. Koha ndryshon, por ja çfarë po mendoja kur e shkrova”.

Zayn dhe Gigi njoftuan për ndarjen e tyre më 13 mars, pas dy vjetësh romancë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat