Mariza Iknomi kundër ndërhyrjeve kirurgjikale: Më pëlqen t’i ngjaj mamit tim, jo Monica Bellucit

Mediale Vip

Mariza Iknomi kundër ndërhyrjeve kirurgjikale: Më pëlqen t’i ngjaj mamit tim, jo Monica Bellucit

Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:17
Mariza Iknomi

E ftuar në emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fjora këtë herë ka qenë këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Mariza Ikonomi. Ndoshta ka hapur një debat mes kolegeve, por Mariza është shprehur kundër ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mariza tregon edhe për dashurinë për Francën, nga vendi ku sapo është kthyer, por gjithashtu tregon edhe për dashurinë që ka për Tiranën e cila tani e ka përfshirë të tërën. Ajo aktualisht është pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”, duke na zbuluar kështu edhe një pasion që ka për kërcimin. Mariza tregoi se tashmë është edhe drejtuese e një emisioni ‘Me Marizën’, një pasion të cilin se dinim që e kishte për televizionin.

“Baleti ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri një ëndërr e parealizuar dhe kur më ftuar në Dancing With the Stars e pranova me kënaqësi. Pavarësisht se unë kërcej në çdo pub, apo në klub kur dal, të kërcesh me profesioniste është tjetër gjë, është një eksperiencë e mrekullueshme. Partnerin që kam në spektakël e kam shumë të mirë, jam e dashuruar profesionalisht me të. Më kupton shumë mirë. Kërcimin aty e shijoj shumë sidomos kur duhet të kërcejë Samba, është një antistres një kënaqësi e paparë”,- u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat