Ti e ke çelsin e zemrës! Si u krijua dedikimi i Xhensilës për Besin?

Mediale Vip

Ti e ke çelsin e zemrës! Si u krijua dedikimi i Xhensilës për Besin?

Më: 15 prill 2018 Në ora: 09:22
Bes Kallaku me Xhensila Myrtezaj

Dasma përrallore e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezaj mori vëmendjen e të gjithë faqeve rozë duke komentuar me detaje që nga veshjet deri tek dedikimet që i bënë njëri-tjetrit.

Kënga "Ti e ke çelsin e zemrës" që i këndoi Xhensila partnerit u kthye hit në një kohë shumë të shkurtër. Por si u krijua kjo këngë?

Këtë e zbuloi Fifi në një intervistë për 'Why Not' nga Roza Lati.

Fifi: E vetmja gjë që më kanë thënë Xhensila dhe Kledi Bahiti ka qenë: Dua të bëj këngë për Besin, do ta këndoj në dasmën time. Kaq. Ka qenë një këngë që po e punonte Kledi dhe thashë qetësohu dhe gjeta fjalën Çelsi i zemrës.

Lati: A ka qenë ndonjë muhabet në tavolinë për çelsin që të ka frymëzuar?

Fifi: Jo. Veç kaq më ka thënë Xhensila dhe se kam takuar. Kledi më ka thënë, ai e ka bërë këngën. Unë jam ulur dhe kam shkruajtur. Ajo është një prej këngëve që ka shumë shpirt brenda dhe nuk e di sa çifte do martohen me atë këngë. Dhe unë do martohem me atë këngë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat